Shkoi me plis në kokë para Trumpit, kush është shqiptarja që mori pjesë në Kongresin Amerikan
Gruaja e parë shqiptaro-amerikane, e cila ka qenë zgjedhur si këshilltare në një kantoni të shtetit e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, veprimtare e komunitetit shqiptarë, është e vetmja shqiptare që mori pjesë në Fjalimin e Përvitshëm të Presidentit mbi Gjendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të martën më 30 Janar 2018, shkruan Indeksonline.
Të ftuarit e Presidentit Trump, ishin emocionalisht të fuqishëm si shembuj të vlerave të tij dhe të vlerave, në të cilat shumica e amerikanëve besojnë, do të thoshte pas këtij fjalimi të rëndësishëm të Presidentit të SHBA, ish-drejtuesi i të dy Dhomave të Senatit e Kongresit Newt Greenwich, duke shtuar se: “Impakti i historive të tyre personale lidheshin me principe më të mëdha që fjalimi kërkonte të frymëzonte.
Ata nuk ishin vetëm të ftuar emocionalë. Ata ishin të ftuar didaktikë, historitë e të cilëve na mësuan diçka rreth vetes tonë dhe rreth vlerave që e bëjnë Amerikën unike dhe të jashtëzakonshme”.
Ish- këshilltarja në një kantonë të shtetit e Nju Jorkut, Lisa Milicaj, veprimtare e komunitetit shqiptarë, ishte gjithashtu ajo e vetmja që tërhoqi dhe vëmendjen e Presidentit Trump, gjatë fushatës së tij, për kandidat nga partia republikane, për President. Ajo arriti deri sa të jetë cituar një vit më nga presidenti në SHBA, Donald Trump në rrjetin social Twitter. Vet Presidenti Trump citoi një mesazh ku ajo shprehte mbështetjen për kandidatin, pavarësisht prej kritikave nga “National Review”, revistës konservatore amerikane. Revista sapo kishte porositur Republikanët që të mos gënjeheshin prej retorikës së manjatit të pronave të patundshme nga New York-u. Lisa Milicaj, vajza e dy emigrantëve nga Kosova, ishte një nga mbështetësit e shumtë që reaguan në favor të kandidatit Trump, shkruante një vit më parë gazeta shqiptaro amerikane Illyria në New York.
“Të them të drejtë nuk kisha dëgjuar kurrë për ‘National Review’ derisa ‘u përpoqën’ të deklarojnë luftë kundër jush. Pa merak, ju tashmë e keni votën time”, ka shkruar ajo në Twitter, mesazhin që është ripërsëritur fjalë për fjalë nga Trump. Mirëpo kësaj radhe shqiptaro-amerikania Lisa Milicaj, jo vetëm që ka marrë pjesë së bashku me Harry Bajraktarin një veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar, së bashku me mikun e madh të shqiptarëve, kongresistin demokrat Eliot Engel dhe bashkëshorten Patty, por ka vendosur mbi kokë në mes sallës së Kongresit dhe Senatit, gjatë Fjalimit të Përvitshëm i Presidentit mbi Gjendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Plisin e bardhë të Kosovës, dhe ka pozuar duke bashkuar dy pëllëmbët e dyerve, duke bërë kështu edhe simbolin e Shqiponjës, me dy krena të flamurit tonë kombëtar. Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalë së gjatë vuri theksin tek gjendja e mirë ekonomike dhe bëri thirrje për përpjekje dypalëshe lidhur me emigracionin, gjatë fjalimit të tij të martën në mbrëmje mbi gjendjen e vendit. Fjalimi i tij përpara të dy dhomave të Kongresit erdhi një vit pasi Donald Trumpi ka marrë detyrën e Presidentit dhe rreth një javë nga debatet mbi buxhetin dhe politikën që duhet ndjekur në raport me një grup emigrantësh që kanë ardhur në Amerikë ilegalisht në moshë të mitur. Debatet çuan në mbylljen për tre ditë të qeverisë.
Presidenti Trump foli mbi çështje që lidhen me punësimin, ekonominë dhe reformën e taksave, si dhe kërkojë ligjvënësve të miratojnë planin e tij prej triliona dollarësh mbi infrastrukturën.
Ai foli gjithashtu për çështje të sigurisë kombëtare, përfshirë aktivitetin bërthamor dhe programin e raketave të Koresë së Veriut, si dhe nevojën për politika të drejta tregtare, njoftojë në komentin e saj Zëri i Amerikës, emisioni televizivë Ditari në shqip. Mirëpo, për të gjithë ato vende që preken nga fjalimi i Presidentit, jo me pak vëmendje është ndjekur edhe ajo pjesë e fjalimit, të tij, kur Presidenti i SHBA, Donald tha se: “Asnjë dollar për ata që votuan kundër nesh në OKB më 20 Dhjetor 2017”. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, me këtë rast edhe një herë ka paralajmëruar ndërprerjen e fondeve për të gjitha ato shtete, që sipas tij nuk votuan rezolutën e Amerikës për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.
Në fjalimin e drejtuar SHBA, Trump, ka qenë shumë i ashpër me vendet që dolën kundër nismës së SHBA dhe qëndrimit të tij si Presidente. “Kush votoi kundër nesh nuk ka pse përfiton nga paratë amerikane! Ndihma jonë për miqtë e jo për armiqtë e Amerikës”,- është shprehur Trump. Ai tha se do t’i kërkonte Kongresit të SHBA që nisma për ndërprerjen e fondeve për këto shtete, rreth 20 miliardë dollarë, të shoqërohej dhe me ndryshimet ligjore. Plot 129 shtete në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, dihet se kanë shprehur qëndrim të kundërt me Uashingtonin për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, përfshirë edhe Tiranën, qeverinë e Edi Ramës. Lisa Milicaj, veprimtare e komunitetit shqiptarë, e konsideruar nga mediat në Shqipëri si mikeshë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nëpërmjet një shënimi në Facebook, e ka quajtur “të ulët dhe të turpshëm” vendimin e Shqipërisë, për të mbështetur një rezolutë kundër qëndrimit Amerikan për Jerusalemin, më 21 Dhjetor 2017.