“Shkoj Lumezi, s’erdh Elezi”, reagon ish-drejtori i LV-së pas dënimit me tri vjet burgim

17 maj 2022 | 13:20

Ish-drejtori  i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Islam Thaçi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është në mesin e të dënuarve nga Gjykata Themelore në Prizren për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Thaçi është dënuar me tri vjet burgim dhe 2 mijë euro gjobë për rrënimin e aneksit të objektit “Abi Çarshia”, ndërsa menjëherë pas publikimit të vendimit i njëjti ka reaguar me një status në llogarinë në “Facebook”.

“Shkoj Lumezi, s’erdh Elezi?”, ka shkruar Thaçi.

Përveç Thaçit, në mesin e të dënuarve është edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi, është dënuar sot me…