Shkolla “Ahmet Delia” në Skenderaj shënon 15-vjetorin e themelimit
Shkolla nëntëvjeçare “Ahmet Delia” në qytetin e Skenderajt ka shënuar 15-vjetorin e themelimit të saj, si dhe ditën e lindjes së Ahmet Delisë, me një manifestim ku kanë marrë pjesë udhëheqës të komunës së Skenderajt, zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Arsimit, familjarë të Ahmet Delisë, mësimdhënës, veteranë të arsimit, nxënës, prindër dhe të ftuar të tjerë.
Kryetari i komunës, Fadil Nura, në fjalën e tij përshëndetëse, ka përgëzuar të gjithë nxënësit, personelin arsimor dhe prindërit, me rastin e ditës së shkollës, duke i vlerësuar lart të arriturat që nxënësit kanë shfaqur në garat e ndryshme të diturisë në nivel të Kosovës.
Ai ka thënë se ndihet krenar që ndodhet bashkë me nxënësit në ditën e shënuar të shkollës, duke i inkurajuar në mësimnxënie.
Të pranishmit i ka përshëndetur edhe nipi i Ahmet Delisë, duke e uruar ditën e shkollës.
Pas fjalimeve, nxënësit e kësaj shkolle shfaqen një program artistik, me këngë, valle e recitime.