Shkolla e Artit mbërthehet nga zjarri masiv

16 qershor 2018 | 10:22

Shkolla e njohur e Artit në Glasgow është mbërthyer nga një zjarr tjetër i madh, katër vite pasi një pjesë e ndërtesës u shkatërrua nga zjarri.

Flakët penetruan nëpër ndërtesën e famshme pasi filloi zjarri, rreth orës 23:20, transmeton gazetametro.net

Zjarri u përhap në ndërtesat afër, duke përfshirë klubin e natës së Kampusit dhe vendin e “ABC music”, të cilat pësuan dëme të mëdha.

Nuk është raportuar për pasoja në njerëz.

Më shumë se 120 zjarrfikës janë dërguar në vendin e ngjarjes derisa përpjekjet për të vënë zjarrin nën kontroll do të prolongohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papunësia në Zvicër është ulur në 2.4 %, duke shënuar…