Shkolla e Futbollit “Gjakova” nderon festën e flamurit
Shkolla e Futbollit “Gjakova” ka udhëtuar për Shqipëri me ftesën e tri Akademive të futbollit për nderë të festës se Flamurit Kombëtar “28 Nëntorin” me gjenerata U9, U11, U13, U15 dhe U17 ku do të ketë 3 ndeshje miqësore me “Akademia Futbollit-Tiranë”, “Football Republic” – Redi Jupi si dhe “FK Apolonia Fier 1925”, dhe “Gjakova” do të jetë mysafirë të Akademia Apolonia Fier që do të këtë ndeshjen kampionale në kategorinë e parë të Republikës së Shqipërisë përballe Besa Kavajë.
Akademia futbollit “Gjakova” ditën e premte i zhvilloi ndeshjet vëllazërore për nder të “28 Nëntorit” ku Gjakova fitoj me të gjitha grupmoshat që në rend të parë është shoqërimi dhe zhvillimi i futbollit te avancohet për rininë. Akademia Futboll udhëhiqet nga legjenda e Kombëtares, Alban Bushi
Ditën e shtunë u zhvilluan dhe ndeshjet e dyta të gjitha grupmoshave ku “Gjakova” ishte mysafire në qytetin e Fierit përballë “Apollonia Fierit”.
Nesër (e diele) që është dita e fundit e qëndrimit, “Gjakova” do të takohet me “Football Republic” që udhëhiqet dhe kjo akademi nga legjenda e Kombëtares kuqezi Redi Jupi.