Shkolla e kitarës “Mirela” nga Podujeva fitoi çmimin “Special” në festivalin e Fushë Arrëz
Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Podujevës, Pajtim Balaj, ka marrë pjesë në Festivalin e 18-të Mbarëkombëtar të Instrumentistëve të Vegjël Popullorë, i organizuar nga Bashkia e Fushë-Arrëz në Shqipëri.
Në festivalin mbarëkombëtar të instrumentistëve të vegjël popullorë mori pjesë shkolla e kitarës “Mirela” nga Podujeva, të cilët performuan një pikë muzikore dhe fituan çmimin “Special” të këtij festivali.
Me rastin e pranimit të çmimit, drejtori Balaj i ka përgëzuar organizatorët dhe kryetarin e Bashkisë, Fran Tuci për realizimin e festivalit mbarëkombëtar që promovon kulturën dhe traditën etno-folklorike shqiptare, të cilët me këtë festival kanë arritur të bëjnë bashkë trojet tona përmes kulturës dhe artit shqiptar.
Drejtori Balaj u shpreh shumë i lumtur që shkolla e kitarës “Mirela” nga Podujeva mori çmimin “Special” të një festivali në këtë nivel mbarëkombëtar, duke thënë se kjo tregon edhe për potencialin e artistëve tanë të rinj.