Shkolla e Mesme Profesionale “Anton Çetta” në Skenderaj bëhet me sallë të edukatës fizike

20 shtator 2020 | 16:06

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nxënësit e shkollës së Mesme të Lartë Profesionale “Anton Çetta” po bëhen me sallë të edukatës fizike, e cila ka munguar me vite të tëra.

Kryetari Jashari ka thënë se kjo do të jetë një palestër moderne e cila do të jetë në shërbim të nxënësve të kësaj shkolle nga muaji tetor i këtij viti.

“Krahas punimeve që po bëhen në ndërtimin e palestrës, punëkryesi në mënyrë vullnetare dhe stafi i shkollës me drejtorin e kësaj shkolle kanë bërë edhe rregullimin e parkingjeve dhe hapësirave të gjelbra përreth shkollës”, ka bërë me dije kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjeku neurokirurg Erik Riederer ka zbuluar së fundi gjendjen e…