Shkolla e ndërtuar para gjysmë shekulli, tani s`ka fëmijë për të mësuar

18 shtator 2020 | 17:22

Para gjysmë shekulli, plaku Nezir Halili e kishte ndërtuar shkollën në Kokaj të Gjilanit. Ai vetë nuk kishte bërë asnjëherë shkrim-lexim, por e kishte kuptuar me kohë se pa shkollë nuk kishte të ardhme për shqiptarët.

Ishte befasi për kohën që një analfabet të kishte një adhurim aq të madh për shkollën dhe t`i inkurajonte fëmijët që t`i përvisheshin dijes.

“E bëra shkollën që fëmijët tanë të mos mbesin pa mësuar asgjë, siç kemi mbetur ne”, kishte thënë plaku mjekërbardhë Nezir Halili.

Në vitin 1967 axha Nezë e ndërtoi vetë shkollën, në pronën e tij, në mes të fshatit, në afërsi të lagjes Gurinë.

Tani, gjysmë shekulli më vonë, në mungesë të nxënësve, shkolla në Kokaj është mbyllur.

Fshati Kokaj gjendet në juglindje të Gjilanit, në një territor që shtrihet edhe në pjesën e Preshevës, matanë kufirit, shkruan-Mediafokus.info.

Mëhalla e Poshtme, Mëhalla e Epërme dhe Gurina, janë tri lagjet që e përbëjnë këtë fshat, që si vendbanim është themeluar para dy shekujve. Banorët e parë kanë ardhur nga Sanxhaku i Toplicës.

Së pari, ata ishin vendosur në Pogragjë, ku edhe sot ruhet toponimi “Sokaku i Kokajve” dhe pastaj kishin blerë tokë në Kokaj nga Isa Beu i Shkupit.

Familje me mbiemrin Kokaj ka në Gjilan, Prishtinë, Shkup, Kumanovë e vende tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se…