Shkolla e vjetër e fshatit Krivenik në Han të Elezit do të destinohet “Shkollë muze”

06 tetor 2020 | 12:16

Listës së objekteve që do të mbeten në pasurinë e trashëgimisë kulturore dhe historike në Komunën e Hanit të Elezit do t’i shtohet edhe objekti i shkollës së vjetër të fshatit Krivenik.

“Duke qenë ndër shkollat më të vjetra të Komunës së Hanit të Elezit, ky objekt shkollor do të mbajë të shënuar veprën e dëshmorit Ilaz Thaçit ushtarë i UÇK-së i cili është vrarë gjatë granatimit të fshatit Krivenik nga ana e ushtrisë maqedone gjatë konfliktit me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare më 29 mars të vitit 2001 duke u munduar që t’i shpëtojë fëmijët e shkollës të fshatit Krivenik”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Hanit të Elezit.

Në këtë ngjarje tragjike humbën jetën edhe bashkëfshatarët e tij Baki Krasniqi dhe Arif Thaçi, si dhe gazetari Karem Lewton.

Objekti i rinovuar ka mbajtur arkitekturën autentike dhe do të destinohet si objekt muze. Ky projekt është realizuar në kuadër të planifikimeve të Komunës së Hanit të Elezit për vitin 2020.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i kombëtares së Francës, Didier Deschamps ka deklaruar se…