Shkolla “Elena Gjika”, e gatshme për nxënësit dhe mësimdhënësit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, koordinatorin e TIKA-s për Kosovë, Hasan Burak Ceran, dhe drejtorin e Arsimit, Jonuz Salihaj, kanë vizituar të mërkurën shkollën “Elena Gjika”, për t’i parë nga afër punimet që janë realizuar për renovimin e tërësishëm të kësaj shkolle.
Më parë është investuar në 10 klasë të shkollës, kurse tani edhe 21 klasat e tjera, duke i përmirësuar kështu dukshëm kushtet e mësimdhënies dhe mësimnxënies brenda objektit.
Përveç intervenimeve në dysheme dhe mure, të gjitha klasat janë furnizuar me inventar ri.
Kurse, pjesa e jashtme e objektit mbetet e njëjtë, si objekt i trashëgimisë kulturore.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka falënderuar organizatën TIKA dhe qeverinë turke, që vazhdojnë ta ndihmojnë Komunën e Prishtinës në projekte të ndryshme.
/Epoka e re/