Shkolla Finlandeze në Kosovë në gjigandin televiziv CNN

10 nëntor 2021 | 16:23

Gjigandi televiziv CNN pasqyron për herë të dytë brenda vitit aktivitetet e nxënësve dhe mësimdhënësve nga Shkolla Finlandeze

Shkolla Finlandeze po merr pjesë në kampanjën e CNN më të madhe në botë rreth mbrojtjes së ambientit dhe ngrohjes globale me sloganin #CallToEarth. Në mesin e qindra aktivistëve dhe shkollave që marrin pjesë në këtë kampanjë për të rritur ndërgjegjësimin rreth mbrojtjes së ambientit, Shkolla Finlandeze është përzgjedhur për aktivitetet më inovative dhe ndërgjegjësuese në rajon të cilat janë organizuar përgjatë një muaji duke përfshirë aktivitete të shumta në këtë drejtim.

Në një kohë ku organizatat ndërkombëtare më të fuqishme në botë rrisin zërin dhe ndërmarrin vendime për të ndërmarr veprime në mbrojtjen e ambientit si dhe ngrohjes globale (si Kombet e Bashkuara në samitin e para disa ditëve), Shkolla Finlandeze vazhdon edukimin e nxënësve përmes metodave më inovative dhe duke edukuar nxënësit në çështjet me rëndësi primare në komunitet dhe më gjerë. Nxënësit kanë përgatitur video të veçanta në lidhje me aktivitetet të cilat janë publikuar në rrjetin më të madh televiziv në botë, CNN, ku aktivitetet e tyre dhe ndikimi i tyre po vërehet ndërkombëtarisht dhe nga komuniteti.

Në mesin e aktiviteteve të shumta të organizuara, nxënësit kanë organizuar aktivitetet si më poshtë:

Pastrimin e lagjeve nga mbeturinat

Ndërtimi i skulpturës #CallToEarth nga materialet e ricikluara dhe mbushja e saj me mbeturinat e mbledhura nga lagjet

Krijimi i instrumenteve muzikore përmes mbeturinave

Krijimi i punimeve artistike dhe punëdore përmes materialeve të ricikluara

Ndarja e mesazheve të nxënësve dhe shkollës se si jemi duke mbrojtur ambientin

Ligjërimi i nxënësve nga shkolla e mesme tek nxënësit e nivelit fillor rreth mbrojtjes së natyrës

Ndërtimi i ushqyesve të zogjve përmes shisheve të ricikluara

Krijimi i maskave të fytyrës përmes produkteve të shtëpisë dhe meditimi në natyrë

??????????
??????????

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emily Ratajkowski ka pranuar së fundmi se ka “shfrytëzuar veten”…