Shkolla finlandeze nesër hap kampusin më inovativ në rajon

24 maj 2019 | 19:25

Me 25 Maj nga ora 10:00, Shkolla Finlandeze e Kosovës këtë të shtune hap kampusin e ri dhe madhështor, të dizajnuar sipas standardeve finlandeze të dizajnimit të mjediseve mësimore. Kampusi përvec 12 klasëve dhe 12 laboratorëve profesionale, ka edhe hapësirën për kopsht për fëmijët 2-5 vjec, hapësirën për shumë qëllime, menzën si dhe qytezën brenda kampusit, të quajtur Koonta.

Kaija Leena Salovaara, drejtoreshë e shkollës tha se kampusi është ndërtuar sipas standardeve më të larta finlandeze dhe është një vend ku fëmijët tanë studiojnë, eksplorojnë, mësojnë, ushqehën, jetojnë dhe punojnë. Është një vend ku fëmijët gjejnë lumturinë, duke transformuar vetvetën dhe shoqërinë.

Me ketë rast, të shtunën me 25 Maj nga ora 10:00, Shkolla bën hapjen e kampusit më një panair të Shkencës dhe Inovacionit, raporton zeri.info.

Pjesëmarrja është e hapur edhe për publikun, por paraprakisht kërkohet të regjistroheni në linkun https://bit.ly/2GTDTXr

Me sistemin numer 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra, e jo lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës. Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-se, ndersa per me shume informata mund te kontaktoni në 045 235 650, www.shkollafinlandeze.com apo ne Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka shprehur indinjatën e tij…