Shkolla ‘Heronjtë e Dukagjinit’ në Gllogjan bëhet me pajisje të reja të Teknologjisë Informative
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, bashkë më drejtorin e Arsimit, Bekim Vishaj, dhe bashkëpunëtorët të tjerë kanë pritur në takim përfaqësues të organizatës gjermane “Humanity First” konkretisht presidentit të kësaj organizate, Abdullah Uwe Hanse Peter Wagishauser me bashkëpunëtorë.
Gjatë këtij takimi kryetari Ramosaj i ka njoftuar ata me specifikat e komunës së Deçanit, zhvillimet në ketë komunë, ecurinë në realizim të projekteve planet për të ardhmen konkretisht në sektorin e Arsimit duke marrë parasysh se kjo organizatë do të ndihmojë shkollat.
Duke i falënderuar për vizitën njëkohësisht edhe për donacionin që i dhuruan SHFMU “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan ku kanë pajisur kabinetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), Ramosaj ka thënë se ky bashkëpunim i nisur mbarë përmes DKA-së uron që të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Përfaqësues të organizatës gjermane “Humanity First” kanë vizituar SHFMU “Heronjtë e Dukagjinit” ku janë pritur nga drejtoresha e kësaj shkolle, Lumnie Avdijaj, personeli i shkollës dhe nxënësit, ku është bërë pranimi i këtij donacioni.
Drejtoresha e kësaj shkolle dhe nxënësit janë shumë të kënaqur që tashmë në shkollën e tyre kanë një kabinet të TIK-ut të kompletuar, ku pos teorisë nga mësimdhënësit do të mësojnë edhe praktikë.
/Epoka e re/