Shkolla “Jusuf Gërvalla” në Prapaqan bëhet me kënd të lojërave

05 shtator 2019 | 11:38

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, së bashku me nënkryetarin Sami Cacaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë bërë përurimin e këndit të lojërave për fëmijë në shkollën “Jusuf Gërvalla” në fshatin Prapaqan të kësaj komune.

Ky projekt është realizuar falë bashkëpunimit në mes të “GLV-Gjeravica”, Ministrisë së Bujqësisë dhe Komunës së Deçanit. Me këtë rast, kryetari Ramosaj ka thënë se këndi i lojërave në shkollën “Jusuf Gërvalla” ka qenë i mirëseardhur për të gjithë, sidomos për nxënësit e kësaj shkolle.

Ndërsa kryetari i Bordit të “GLV-Gjeravica”, Bajram Çeku, ka thënë se ky projekt për këtë fillim të vitit të ri shkollor është dhuratë për nxënësit nga Ministria e Bujqësisë dhe Komuna e Deçanit.

Në këtë kontekst, ai ka bërë me dije se projekti për këndin e lojërave është implementuar nga “GLV-Gjeravica”, e cila, sipas tij, në vazhdimësi ka realizuar projekte të ndryshëm në të mirë të banorëve të zonave rurale në Komunën e Deçanit. “Ky nuk do të jetë projekti i fundit për këtë vit. Planifikojmë edhe projekte të tjera”, ka thënë Çeku.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e famshme Jennifer Lopez dhe partneri i saj, Alex…