Shkolla Maarif me arrijte të larta në garën e Robotikës KML: Suksese të shkëlqyera në Prizren dhe Prishtinë!
“Jemi të emocionuar të shpallim suksesin e jashtëzakonshëm të shkollës Maarif në edicionin e 6-të të garës së robotikës Kosova Makers League (KML). Në mesin e 100 grupeve finalistë, nxënësit tanë kanë arritur suksese të mëdha në garat e KML Open. Nxënësit e degës sonë të Prizrenit (cikli 6-9) fituan vendin e parë në Prizren dhe renditën në vend të katërt në gjithë Kosovën. Ndërkohë, nxënësit e degës sonë të Prishtinës (cikli 1-5) arritën vendin e tretë në Prishtinë dhe u renditën në TOP 15 në nivel shtetëror. Ky sukses pasqyron punën e palodhur dhe potencialin e nxënësve tanë.
Sylejman Ramadani, Mësimdhënës i TIK në Degën e Prizrenit, u shpreh se kjo garë ishte një nga më të mirë organizuarat dhe transparente, duke theksuar se ky sukses është rezultat i përkushtimit të palodhur të nxënësve. Ndër 400 nxënës dhe 100 grupe finalistë, ne arritëm të jemi të parë në rajonin e Prizrenit. Shpresojmë që ky të jetë vetëm fillimi i arritjeve të ardhshme që do t’i tregojmë si shkollë, theksoi ai.
KML Open është gara më e madhe edukative e robotikës për shkollat fillore dhe institucionet e tjera edukative në Kosovë që përfshijnë fëmijët e grupmoshës 6-15 vjeç. Kjo garë synon që fëmijët të mësojnë programimin grafik në mënyrë argëtuese dhe të zhvillojnë aftësitë e shekullit 21.”, kështu thuhet në njoftimin për medie nga shkolla MAARIF.