Shkolla ‘Mehmet Akif’ në Gjakovë del e para në Kosovë për ekogarën e “Oborrit më të Mirë”
Shkolla Mehmet Akif në Gjakovë ka fituar garën e mbajtur për mjedisin midis shkollave të Kosovës . Mjedisi i pastër i kësaj shkolle ka bërë që të marrë 1500 pëlqime në Facebook duke u shpallur nga kjo garë si shkolla me “ Oborrin më të Mirë’.
Drejtori i shkollës Fatih Aktash u shpreh për mediet se shkollat Mehmet Akif vazhdimisht fitojnë çmime në garat kombëtare dhe ndërkombëtare por ky çmim është i veçantë pasi është për mjedisin në një kohë që kemi nevojë sa më shumë të ndërgjegjësohemi për mbajtjen e pastër të mjedisit.
Gara Arti i Ripërdorimit është një aktivitet i cili u organizua në kuadër të projektit Go Green Generation nga Green Art-Center-Prishtina dhe kishte si synim shpalljen e oborrit më të mire në shkollat që morën pjesë. Vlerësimi ishte i veçantë pasi u dha nga qytetarët e Kosovës nëpërmjet pëlqimeve në “Facebook”.
Dhe shkolla Mehmet Akif në Gjakovë ka marrë më shumë pëlqime duke u shpallur e para në ekogarën e organizuar nga Green Art Center për “Oborri më i mirë shkollor”.
Drejtori i Shkollës Fatih Aktash ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë shumë kuptimplotë.
“Kur dëgjuam për këtë ekogarë menjëherë vendosëm të marrim pjesë pasi ishte për mjedisin. Sot e gjithë bota po punon që të ruhet mjedisi dhe për ne kjo ishte një mundësi që t’u tregojmë edhe nxënësve tanë rëndësinë e mjedisit. Por u gëzova edhe më tepër për vullnetin e nxënësve të cilët bënë që oborri jonë të pëlqehej më shumë nga qytetarët e Kosovës. I falenderoj të gjithë për mbështetjen, organizatorët e kësaj gare dhe shkollat pjesëmarrëse. Uroj që të bëhen sa më shumë gara për ruajtjen e mjedisit.” tha ai.
Shkollat Mehmet Akif njihen në Kosovë pë cilësinë e edukimit dhe suksesin e nxënësve në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Këtë vit nxënësit e këtyre shkollave do të marrin pjesë në garat që do të mbahen në Rumani, Angli, SHBA etj. Edhe shkolla e Mehmet Akif në Gjakovë njihet për kualitetin e saj në edukimin e nxënësve dhe rëndësisë së gjuhëve të huaja. Madje në këtë shkollë mbahen edhe kurse universitare TOELF dhe SAT.