Shkolla në fshatin Sfeçël të Podujevës do të bëhet me sallë sportive
26 korrik 2024
| 11:03
Komuna e Podujevës dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) kanë nënshkruar marrëveshje për mbështetje financiare të projektit “Ndërtimi i sallës së brendshme sportive në Shkollën ‘Ali Ajeti’ në Sfeçël”.
Vlera e këtij projekti është 230 mijë euro, ndërkohë që, sipas kësaj marrëveshjeje MAPL-ja do të investojë 100 mijë euro, kurse Komuna 130 mijë euro.