Shkolla në Gexhë të Rahovecit, gati për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë në përurimin e renovimit të plotë të hapësirave të brendshme të ShFMU “Skënder Kastrati”, paralelja e ndarë në Gexhë.
Latifi ka thënë se ky objekt shkollor duket si të jetë i ndërtuar tani.
“Aty janë krijuar kushte të mira për mësim për nxënësit dhe për mësimdhënësit. Punimet e jashtme të shkollës u realizuan muaj më parë (eficienca e energjisë), ndërsa brendësia e objektit është në nivelin e duhur për fillim të mbarë të vitit të ri shkollor. Me këtë rast, i uruam mësimdhënësit dhe nxënësit për një vit të suksesshëm dhe plot arritje. Ky investim është një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë për të ofruar arsim cilësor dhe për t’i ngritur standardet në mësimdhënie dhe në mësimnxënie”, ka thënë kryetari Latifi.