Shkolla nga Gjakova ngushëllon për vdekjen e nxënësit që u vra në Gllogjan

26 nëntor 2021 | 23:22

Faqja zyrtare e Shkollës së Mesme Ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë ka bërë me dije se njëri nga dy nxënësit e vrarë të premten në rastin tragjik në Gllogjan është Ledion Hamza, nxënës i kësaj shkolle.

“Lajmi i trishtë për humbjen e jetës së nxënësit shembullor të shkollës tonë Ledion Hamza. Ngushëllime më të sinqerta familjës së Ledionit nga stafi i shkollës, nxënësit e në veçanti nga shokët dhe shoqet e klasës dhe kujdestarja e klasës 12.2 Ylfte Nuza. Pusho i qetë Ledion”, është shkruar në faqen zyrtare të kësj shkolle në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me ministren…