Shkolla politike e Kurtit!

12 korrik 2023 | 18:23

Shkruan: Hisen Berisha

Tërheqja e qeverisë nga qëndrimet e vendimet e veta përmes të cilave e ka mbajtur peng Kosovën dhe një gjendje tensioni duke e ngritur kurbën e gjykimit deri të një mundësi sulmi ushtarak dhe lufte në veri, pra një psikoze lufte të qytetarët, me mbajtjen e isos diplomatike të dështakëve të BE-së siç janë ndërmjetësit Borrellli dhe Lajçaku, po rezulton të jetë ajo çfarë kam paralajmëruar para datës 26 maj, se strukturat kriminale në Serbi “do ta bartin zjarrin e pakënaqësisë kundër regjimit të Vuçiqit në Serbi, dhe në Kosovë”.

Pasi ndodhi 26 maji, kam gjykuar se kjo po bëhet në shërbim të Vuçiqi, për ta shpëtuar nga revolta qytetare e rrëzimit nga pushteti me pasoja, por edhe për skenarin që kisha paralajmëruar më 26 shkurt, një ditë para marrëveshjes së Brukselit dhe kumulativisht asaj të Ohrit për “autonominë territoriale, politike e kulturore të komunave serbe në veri me një “Republikë Autonome Serbe” të hapur edhe për vendbanimet ku dominojnë serbet në brendi të territorit dhe për objektet e kultit, si rezultat i marrëveshjes së Brukselit dhe kalimit të pronësisë ortodokse shqiptare në pronësi të shteti dhe kishës serbe përkatësisht ruse dhe sinodit me seli në Dedinje të Serbisë.

Pra, tani u tërhoq kjo qeveri dhe çështja shtrohet se për t’i plotësuar kushtet e deeskalimit që i vendosi BE-ja dhe e kërkuan edhe vetë përfaqësuesit e ShBA-së, nuk kishte ndonjë mospërputhje kushtetuese e ligjore.

Por, çështja shtarohet se cilat nga kushtet që vuri kryeministri u plotësuan?

A u arrit të legjitimohen mandatet e kryetarëve të zgjedhur ne proces te rregullt ne veri, që po i mbanë si Oso Kukën ngujuar në kullat e komunave, siç po i quan kryeministri shqiptar?

A u krijuan kushtet për zgjedhje me pjesëmarrje të serbëve dhe mosimpakt të Vuçiqit e Serbisë?

A u dëbuan apo arrestuan kriminelët që i shpalli edhe organizatat terroriste? Pra, a u dëbuan terroristët për të krijuar në ambient të sigurt për të mbajtur zgjedhje?

A ia kërkoi këtë kusht ta plotësojnë ata që e kanë mandatin ta bëjnë këtë PUN-i dhe QUINT-i?

Çka përfitojë Kosova nga e tërë kjo maskaradë politikë e kryeneçësisë së Kurtit?

– vetizolim

– prishje raportesh me partnerët ndërkombëtarë;

– acarim raportesh dhe refuzim i takimit të nikoqirit të Procesit të Berlinit për koordinim;

– sanksione ndërkombëtarë, me theks nga vendet që vetë na ndihmuan të çlirohemi dhe bëhemi shtet.

– sanksione nga ShBA-ja dhe masa duke përjashtuar FSK-në nga “Defender Europe 23”, dhe moscertifikimin e kapaciteteve ushtarake në personel, pajisje e armatime të Ushtrisë se Kosovës, duke e dëmtuar sistemin e mbrojtës e sigurisë;

– sanksione nga Gjermania janë pa kufizime sektoriale;

– një mori sanksionesh që pritet të eskalojnë me kohën dhe ecurinë e procesit politik;

Pra politika e veprimit të pakoordinuar dhe me “Jurish” është “shkollë politike” e njohur për ne që kemi përjetuar sundimin e regjimit të Millosheviqit.

Kjo “shkollë politike” që po përfaqëson Albin Kurit është shkollë e njëjtë politike me atë të Millosheviqit. Por, me një dallim që duhet ta bëjmë.

Kurti deklaron në një videoincizim me zë se: “Millosheviqi i realizoj të gjitha objektivat e veta kombëtare, duke u përplasur me bashkësinë ndërkombëtare”. Më tej shton Kurti, “Ky ishte shansi jonë”!

Çështja shtrohet, po me përplasjen në vazhdimësi që kur është në politikë e me theks në qeverisje, që po shkakton Kurti me bashkësinë ndërkombëtare, cilat objektiva i realizoi dhe kujt po i krijon shanse? Kujt tjetër përveç Serbisë dhe Rusisë e armiqve të Kosovës, askujt tjetër!

Modeli i udhëheqjes së Vuçiqit e Kurtit është i njohur për ata që kanë memorie politike dhe politikës i qasen si shkencë.

Me filozofi, metodologji veprimi, retorikë e doktrina nacional shoviniste, ka ardhur e përfunduar, duke lënë pasoja të pa rikupërueshme për varfërinë e popullit të  tij që e ka përkrahur verbërisht nga nacionalshovinizmi edhe Millosheviqi.

Pra, edhe ky (Albini) në fund, pranoi çdo gjë, sikur ai dikur që rezistonte një kohë të shkurtër ndaj ndërmjetësve diplomatikë ndërkombëtarë dhe më pas bënte çfarë i thuhej.

Por, duke bartur edhe konsekuencat e veprimeve të veta nga krenaria e kryeneçësia, meqë mangësitë psiko-shëndetësore nuk mund e as nuk guxohej ti vihen në pah.

Pikërisht njëjtë veproi edhe ky, me të vetmin qëllim krijimin e rrethanave imponuese për të pranuar “Zajednicën”, gjë që shihet nga deklarimet e tij, kur dha “zotimin për realizim të Marrëveshjes së Ohrit”,  që do të thotë pranim i “Zajednices” bazuar në “statutin e Beogradit”.

Krejt kjo lojë bëhet për ta “shpëtuar fytyrën”, sikur se Millosheviqi dikur, që thoshte në fund “po detyrohem të veprojë”.

Edhe kryeministri ynë pritet të dalë tani me deklaratën që “për hir të paqes e bëra! Fitoj paqja! Askush nuk ka humbur, pos paqes që u fitua, e me të fituam të gjithë!”.

Ajo çka përbën shqetësim real është droja se kryeministri ashtu si shumë herë tjera për këto tre vite qeverisje, edhe kësaj radhe mund të teriqet nga vendimmarrja dhe me ketë do ta vë shtetin në rrezik.

Një tërheqje e kryeministrit përball presionit të bandave kriminale serbe në veri dhe Vuçiqit në Beograd do të imponojë rrezikun e tërheqjes së policisë prej komunave si “Zubin Potok”, Albanik, etj., vërejtje me masa sanksionuese ndaj Kosovës për mosharmonizim sinkronizues të veprimeve politike me PUN-in dhe QUINT-in.  Ky është një karton shumë me rrezik për Kosovën.

Kjo mbështetje diplomatike ndaj Vuçiqit do të nxis trazira në rajon si dhe mund të pritet që gjatë javës në vazhdim serbët do ngritën në revolta për ta hendikepuar procesin e përmbylljes së Pavarësisë.

Me tërheqjen e tij personale urojmë që kryeministri të mos u bëjë presion kryetarëve të sapo zgjedhur që të tërhiqen nga postet drejtuese të fituara me votën e qytetarëve që votuan në zgjedhjet e dekretuara me shumë patriotizëm patetik nga vet presidentja e vendit.

Deklarimet e kryeministrit, qartë lënë të kuptohet se arsyeja e dërgimit të policisë në veri nuk ishte zbatimi i ligjshmërisë siç kisha gjykuar me të drejtë se është nevojë imediate për veriu e Kosovës, por qëllimi i vërtetë nga deklarimet e sotme është: implementimi i “Zajednicës” muajt në vijim, më së largu deri në fund të vitit, si dhe paraqitja e saj si një akt patriotik i shpëtimit të Kosovës në stilin “u arrit më e mira e mundshme, u sanuan pasojat e qeverive të kaluara”. Përkundër faktit se pikërisht tendenca për devijim përmes reformatimit, nga marrëveshjet e arritura ndërkombëtare me garancinë e ShBA, është rrënimi juridik e kushtetues i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar tashmë edhe incizimet e reja mes Mimoza Kusarit…