Shkolla “Shaban Shala” bëhet me kabinet bashkëkohor
Sot në Shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Shaban Shala” në Podujevë është inauguruar një kabinet bashkëkohor për shkenca natyrore dhe shoqërore.
I realizuar si rezultat i bashkëpunimit mes Komunës së Podujevës dhe Organizatës IOM.
Prezent në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili tha se ndjehet i lumtur me jetësimin e këtij projekti, për të cilin tha se ka impakt direkt në rritjen e cilësisë së mësimit në këtë shkollë.
Në takimin ku ishin të pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit (DA), Avni Fetahu, udhëheqësi i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim (ZKKK), kryetari Bulliqi falënderoi edhe partnerët që bashkëfinancuan me komunën në jetësimin e këtij projekti, e që janë, Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK).
Vlera totale e investimit është 11.800 euro, ndërsa në kuadër të tij përfshihen, kabineti për lëndë ekzakte, laptop, projektor, harta dhe pajisje tjera pune.
Në këtë projekt, Komuna e Podujevës ka participuar me 3 mijë e 540 euro.