Shkolla shqipe dhe lufta e UÇK-së ia sollën lirinë Kosovës
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi me bashkëluftëtarë dhe ekipin e qeverisë lokale, ditën e 2 qershorit e ka nisur me nderimin e dëshmorëve, Ibrahim Mazreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu dhe Milaim Beha, të cilët kanë rënë në këtë ditë për të mos vdekur kurrë.
Krasniqi ka thënë ka se e kanë obligim t’ju flasin gjeneratave të reja për heroizmin e luftëtarëve të UÇK-së. “Me nderimin e dëshmorëve të kombit që ranë për lirinë e Kosovës, tash e 24 vjet më parë, sot rikujtojmë kujtimet e tyre edhe studentore si me heroin e Kosovës, Ibrahim Mazrekun ku edhe isha i ulur në bankat e studimeve të Universiteti të Prishtinës. Kujtoj si sot ai jo vetëm që ishte ‘Tornado’, por ishte edhe sanjperist i zoti që dridhte ushtrinë pushtuese të Jugosllavisë. Prandaj kemi obligim t’u flasim nxënësve dhe pasardhësve tanë për heroizmat e luftëtarëve tanë në përballje me armikun me të vetmin qëllim që dhanë edhe jetën, për lirinë e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Ndërsa drejtoresha e Arsimit, Arbëreshë Krasniqi, e ka thënë se dëshmorët nuk kanë vdekur, por ata kanë rilindur. “Dita e rënies dhe dita e rilindjes së dëshmorëve është personifikimi më sublim, pasi shkollat tona janë të emëruara me emrat e dëshmorëve të cilët u bën gurthemeli i lirisë së Kosovës’”, ka thënë Krasniqi.
Në anën tjetër, Metush Kryeziu nga shoqatat e luftës së UÇK-së, dega në Malishevë, ka thënë se “16 qershori i 98-ës dhe 16 6ershori i 99-ës për Malishevën është i veçantë pasi simbolizon fuqishëm dëshmorin e parë dhe të fundit të rënë për çlirimin e Kosovës”.
Për të arriturat e SHFMU “Ibrahim Mazreku”, ka folur drejtoresha Rrezarta Mazreku, kurse nxënësit kanë shfaqur një program artistik.