Shkolla shqipe në Nyon feston Ditën e Flamurit dhe 110-vjetorin e pavarësisë

30 nëntor 2022 | 11:36

Edhe në Nyon, sikur në gjitha qytetet dhe kantonet e Zvicrës, komuniteti shqiptar ka shënuar me një sërë aktivitetesh Ditën e Flamurit – 28 Nëntorin dhe 110-vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar.

Në këtë festë të madhe, ku të pranishëm, pos mërgimtarëve tanë me fëmijët ishin edhe autoritete të larta komunale dhe kantonale, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch

Në festën e madhe kombëtare në Nyon, nxënësit e shkollës shqipe në këtë kanton kishin përgatitur një program të mrekullueshëm nën drejtimin e mësueses Arbëria Vranovci.

Në sallë para të pranishmëve shkëlqyen nxënësit e saj, sidomos Gresa Bilalli, Eloik Jakupi dhe e bukura Amelie Rrahmani, ku para publikut në sallën e komunës recituan vargjet me të bukura kushtuar trimave dhe heronjve tanë nga Skënderbeu, Ismail Qemali e deri te kryeheroi kombëtar Adem Jashari.

Edhe më joshëse këtë mbrëmje e bënë këngët dhe vallet popullore shqiptare të prezantuara nga të rejat dhe të rinjtë e shoqatës kulturore, të cilët u mirëpriten me duartrokitje të gjata nga qindra pjesëmarrës në sallë.

No description available.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka akuzuar zëvendëskryeministrin Besnik…