Shkolla ‘Zidane’ shkëlqen në Basel, fiton vendin e parë

23 shtator 2024 | 10:24

Talentët kosovarë të grupmoshave U9 kanë arritur të fitojnë vendin e parë në turneu dy ditorë në Basel të Zvicrës.

Futbollistët të Shkollës së Futbollit ‘Zidane’ të udhëhequr nga trajneri i mirënjohur, Muhamed Dragusha, mposhtën disa prej ekipeve më të mira helvetike, duke treguar performancë të shkëlqyer, raporton RTK.

Gjatë gjithë garës, këta futbollistë treguan një nivel të lartë të lojës, duke mposhtur rivalët me teknikë dhe përkushtim.

Madje paraqitja e të vegjëlve në fushën e blertë, la një përshtypje të jashtëzakonshme për shikuesit që ishin prezent.

Fitorja e këtij turneu të madh në Basel është një vazhdimësi e natyrshme e suksesit që ekipi ka arritur para pak muajsh në Shkodër dhe Durrës, duke rrëmbyer trofeun e turneve edhe në këto dy qytete.

Këto janë vetëm disa prej sukseseve të futbollistëve U9 të FC Zidane.

Kapituj të rinj në historinë e futbollit në të ardhmen pritet të shkruhen nga Diell Shatrolli, Lek Krasniqi, Mal Tmava, Kaon Dibrani, Reis Shala, Ari Celina, Nil Dedinca, Aron Sheholli, Art Kelmendi e Art Rrahimi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është pikëllues…