
Shkollat e Fushë Kosovës pajisen me makina për pastrim
28 dhjetor 2017
| 10:57
Të gjitha shkollat e Fushë Kosovës do të kenë makina për pastrim.
Këto pajisje që janë donacion i Komunës së Fushë Kosovës të mërkurën janë dorëzuar në shkollën e mesme “Hivzi Sylejmani”. Lajmin e ka bërë me dije nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, drejtori i kësaj shkolle, Amir Pllana.