Shkollat Mehmet Akif dhe ISP nga e hëna organizojnë mësimet online
Shkollat Mehmet Akif dhe ISP së bashku me strukturat dhe stafin me pervojë organizojnë mësime online. Mësimet për të gjitha klasat dhe nivelet duke u nisur nga klasa I deri në klasën e 12 janë gati.
Pas ndërprerjes së mësimit dhe mbylljes së shkollave për shkak të corona-virusit, shkollat Mehmet Akif vepruan menjëherë duke parë edhe zbrazëtine e krijuar dhe domosdoshmërinë e mësimit.
Me qëllim motivimin, ruajtjen e psikologjisë mosshkëputjen e nxënësve nga procesi mësimor si dhe bashkëpunimin me prindër të gjithë përgaditjet janë përfunduar. Mësimet nisin ditën e hënë.
Mësimet do të publikohen on line duke u lidhur përmes programit të shkollës MyEducare. Me programin MyEducare, që përbën një risi në Kosovë nga ana e shkollave tona, ne synojmë të evitojmë viktimizimin e fëmijëve tanë dhe përmirësimin e nivelit të mësimdhënies në kushte të jashtëzakonshme.
Nxënësit do të jenë në gjendje të lidhen online nga shtëpitë e tyre dhe njëkohësisht në mënyrë interaktive marrin pjesë në mësim me pyetje dhe pjesëmarrje në mësim.