Shkollat në Drenas furnizohen me pajisje laboratorike
04 nëntor 2020
| 14:57
Komuna e Drenasit ka furnizuar shkollat fillore të mesme të ulëta me pajisje laboratorike të shkencave të natyrës në kuadër të projektit “Furnizimi i shkollave me pajisje laboratorike”.
Këto pajisje laboratorike tashmë janë në funksion dhe përmes tyre nxënësve do të ju mundësohet pragmatizmi i pjesës teorike në shkencat e natyrës.
Ky investim është në vazhdën e realizmit të premtimeve të kryetarit Ramiz Lladrovci për furnizimin e shkollave me pajisje laboratorike sepse do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë dhe ngritjes profesionale në karrierë.