SHKOLLAT TONA DIKUR DHE SOT

26 janar 2022 | 18:24

Shkruan: Agron Krasniqi

Dikur kishim shkolla
Me baltë e me gurë
Aty mbillej fort
Edukatë e kulturë

Shkolla jonë e vjetër
Me plot nxënës ishte
Mësuesi ynë i dashur
Një palë rroba kishte

Rrobat mbante pastër
Flokë të krehura mirë
A mund t’ bëhem mësues
E kishim këtë dëshirë

Kur fliste mësuesi
Të gjithë syt nga ai
Kurr nuk na çortonte
Pa bërë ndonjë faj

Mbanim orë letrare
Dhe në sport shumë gara
Cila klasë këtë vit
Do të del e para

Në pushim të verës
Na jepnin detyra
Bënim referate
Lexonim lektyra

S’ kishim telefona
Nuk kishte portale
Mbanim edhe orën
Edukatë morale

Sot pak ka ndryshuar
Gjendja n shkollat tona
Fëmiu n’klasë të parë
Ka dy telefona

Është për të ardhë keq
Me sjellje e kulturë
Nxënësi ta shaj mësuesin
Kjo nuk falet kurrë

Faji është jetim
Kështu gjithëmonë thonë
Ta rregullojmë arsimin
Është shtylla kombit tonë

Janar 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës do ta mbajë nesër një seancë të…