Shkon gati në 1 000 numri i pacientëve të shtrirë në klinikat Covid

23 gusht 2021 | 11:35

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se 929 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.

“723 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 688 janë me oksigjeno-terapi dhe 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore”, është bërë me dije në njoftimin e ShSKUK-së.

Në QKUK, 333 pacientë janë të shtrirë, 297 prej tyre me Covid-19 pozitivë dhe 273 me oksigjeno-terapi.

– Klinika Infektive, 125 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 51 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 20 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë
-Klinika Infektive 3 (Interno), 28 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 596 pacientë, 426 prej tyre Covid-19 pozitivë, 415 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 118 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 121 pacientë
– Spitali i Pejës, 140 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 110 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 22 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 15 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 70 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada Amerikane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës…