Shkon mbi 1 000 numri i të infektuarve në Kosovë me Covid-19

20 maj 2020 | 21:12

Sot në Kosovë u konfirmuan edhe 14 raste të reja me Covid-19.

Nga të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë shkon në 1.003.

Numri i përgjithshëm të shëruarve me Covid-19 është 772.

Deri më tani nga sëmundja Covid-19 kanë vdekur 29 pacientë.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në Kosovë rastet e para me Covid-19 u shfaqën më 13 mars.

Për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të virusit, autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Flamurtarit është deklaruar kundër vazhdimit të Superligës së…