Shkon mbi 30 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19 në Itali
08 maj 2020
| 21:07
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me koronavirus.
Numri i viktimave ka shkuar në 30201, që do të thotë janë 243 viktima në 24 orët e fundit.
Rastet të reja janë 1327 duke e çuar në 217185 numrin total të të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 99023, ndërsa 1168 janë në gjendje kritike.
Numri i rasteve aktive është 87961 ndërsa, numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 273158./TCh