Shkon mbi 400 numri i të shëruarve me Covid-19 në Kosovë

04 maj 2020 | 21:12

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP), ka njoftuar të hënën se është rritur numri i të shëruarve në Kosovës. Vetëm të hënën janë shëruar edhe 22 veta të tjerë nga kjo pandemi.

Numri i të shëruarve nga COVID-19 ka tejkaluar numrin e 400 personave të shëruar.

“Sot më 04 maj 2020, janë shëruar 22 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 403 raste”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Kurse,  nga data 08 shkurt deri më 04 maj 2020 janë testuar gjithsej 8.541 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 855 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes (1 rast i vdekjes më 03 maj në Zubin Potok). (ASM/ Epoka e re).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, të parën…