Shkon mbi 560 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Brazil
Ka shkuar në mbi 560 mijë numri i personave që kanë humbur jetën në Brazil nga Covid-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Brazil u egjistruan 40.054 raste të reja duke e çuar në 20.066.587 numrin total të të infektuarve, ndërsa raportohet për 1099 vdekjde gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 560.706 numrin e personave që kanë humbur jetën.
Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të shëruarve në ketë vend është rritur në 18.840.232. Brazili me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, pas SHBA-së është vendi i dytë në botë për numrin e vdekjeve nga COVID-19 dhe vendi i tretë për sa i përket numrit të rasteve.
Qendra e tregtisë së Brazilit, rajoni Sao Paulo me 4.094.211 raste dhe 140.135 vdekje nga Covid-19, është rajoni më i prekur nga pandemia në vend.
Procesi i uljeve dhe rritjeve të rasteve në vend vazhdon edhe pse deri më sot në vend mbi 146 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës për Covid19. Qarqe të ndryshme në Brazil mendojnë se pandemia është keqmenaxhuar dhe se përgjegjësi i kësaj është presidenti Jair Bolsonaro.
Bolsonaro është kritikuar shpesh për shkak të qëndrimeve të tij nënvlerësuese ndaj Covid-19 dhe qëndrimeve kritikuese ndaj masave të marra kundër pandemisë.