Shkon në 1 061 numri i të vdekurve në Pakistan si pasojë e përmbytjeve

29 gusht 2022 | 09:14

Numri i të vdekurve ka shkuar në 1,061 në Pakistan si pasojë e përmbytjeve të mëdha që janë duke ndodhur atje që nga mesi i qershorit.

Vërshimet kanë lënë gjithashtu mijëra persona të plagosur në aksidente të lidhura me përmbytjet në të gjithë Pakistanin.

Një emergjencë kombëtare është shpallur në vend, me kryeministrin Shehbaz Sharif që u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë për ndihmë.

Ekspertët kanë fajësuar krizën klimatike për numrin jashtëzakonisht të lartë të cikleve të shiut muson, shkruan Euronews dhe Independent, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtarët e menaxhimit të fatkeqësive thanë se reshjet mesatare të shiut këtë vit kanë qenë gati tre herë më shumë se mesatarja në 30 vitet e fundit.

Mijëra persona janë lënë të pastrehë dhe miliona të tjerë kanë humbur aksesin në energji elektrike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është i përkushtuar çmendurisht…