Shkon në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri
10 mars 2020
| 12:52
Ka shkuar në dhjetë numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë.
“Janë testuar 114 rate të dyshuara, 10 pozitive, dy të cilët ishin në Itali, 6 në kontakt me të sëmurët dhe dy raste të reja që nuk kanë lidhje me ta. Ata kanë histori udhëtimi në Milano. Njëri nga të infektuarit ndodhen në spitalin e Durrësit. Masat që po marrim është karantinimi i detyrueshëm”, ka bërë me dije zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.
Ajo ka pohuar se e mira është që të shmangen lëvizjet e panevojshme, grumbullimet, kafenetë e mbipopulluara.
“Ka një panik dhe sjellje neglizhimi. Qytetarët të zbatojnë më rigorozitet rregullat e higjienës”, ka deklaruar Rakacolli.