Shkon në 104 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri
23 mars 2020
| 15:08
Ka shkuar në 104 numri i të prekurve në vend nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në 104 numrin e të prekurve.
Në komunikimin e përditshëm për publikun, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka konfirmuar se harta e prekjes nga koronavirusi është zgjeruar, duke bërë apel për qytetarët të respektojnë masat e distancimit social.
Deri më tani në Shqipëri, katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive me koronavirus në Shqipëri:
- Tiranë 68 qytetarë
- Durrës shtatë qytetarë
- Lushnje dy qytetarë
- Elbasan dy qytetarë
- Fier dymbëdhjetë qytetarë
- Rrogozhinë dy qytetarë
- Kavajë tre qytetarë
- Korçën tre qytetarë
- Vlorë katër qytetarë
- Shkodër një qytetarë