Shkon në 15 numri i pacientëve në gjendje të rëndë nga Covidi në Pejë
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 3 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit . Ndërsa siç njofton spitali, aktualisht po trajtohen 73 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 46 pacientë janë në oksigjenoterapi, 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
“Nga personeli i spitalit 5 mjekë, 16 infermierë dhe 3 punëtorë nga personeli jomjekësor janë të infektuar me Covid-19. Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 223 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor. Nga këta, 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thekson njoftimi.
Ndërsa kanë qenë 2 lindje, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnja, 2 të gjinisë mashkullore. Gjatë 24 orëve të fundit 250 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3 159 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.
Në Kabinetin e Radiologjisë për 24 orë janë kryer 144 shërbime radiologjike dhe prej tyre 125 ekzaminime të rëntgenit, 12 EHO dhe 7 CT.