Shkon në 153 numri i të vdekurve në Korenë e Jugut
Ka shkuar në 153 numri i personave që kanë vdekur nga shtypjet gjatë natës së festimit të Halloween-it (Natës së Shtrigave) në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul. Ndërsa 82 të tjerë janë lënduar.
Mes të vdekurve janë edhe 20 shtetas të huaj, thonë shërbimet e urgjencës në Seul, raporton BBC.
Incidenti vdekjeprurës i 30 tetorit, i cili raportohet se ka nisur pas orës 22:00 me orën lokale, ndodhi në Itaewon – një zonë të njohur të jetës së natës – në festimin e parë të Halloween-it që nga pandemia e koronavirusit.
Pamjet e një nate më parë nga Seuli shfaqin dhjetëra kufoma të mbuluara, zyrtarë të emergjencës që intervenojnë te të lënduarit dhe njerëz që ndihmojnë njëri-tjetrin për të shpëtuar nga shtypja.
Raportohet se kishte paralajmërime se rrugët do të ishin të mbushura me njerëz, por ende nuk dihet se si filloi përplasja e turmës.
Aktori Park Jung-hoon tha se turmat ishin “disa dhjetëra herë më të mëdha” se në Krishtlindje ose gjatë shfaqjeve të fishekzjarreve.