Shkon në 17 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë
17 mars 2020
| 16:43
Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka arritur në shtatëmbëdhjetë.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një konferencë për media.
“Janë testuar 272 mostra dhe gjithsej 17 janë pozitive. Gjendja e të prekurve që po trajtohet në klinikë është stabile e që janë dhjetë prej tyre”, ka thënë ministri Vitia.