Shkon në 18 numri i mjekëve që kanë vdekur nga Covid 19 në Itali
Ka shkuar në 18 numri i mjekëve të cilët kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali.
Viktima e fundit është një mjek familje në provincën e Lodit e cila është dhe zona e parë e kuqe ku pandemia nisi shpërthimin e saj.
Rritje ka regjistruar dhe numri i personelit mjekësor të infekuar me COVID-19.
Numri i tyre ka arritur në 4,268 dhe paraqitet kritike situata në provincën e Bergamos.
Masat e marra nga qeveria italiane kanë urdhëruar përdorimin e recetës mjekësore eletronike përmes adresës së emailit si dhe me anë të një mesazhi në telefon për personat që kanë nevojë.
Kjo masë është marrë për të shmangur lëvizjet e qytetarëve e për të pasur sa më pak njerëz në zyraet e mjekëve të familjes.
Mesatarisht personeli mjekësor pozitiv nga COVID -19 është shumë më i ri në moshë se pacientët në nivel kombëtar.
Mosha mesatare e tyre është 49 vjeç ndërsa në nivel të përgjithshëm është 63 vjeç.
Gjithashtu sa i takon gjinisë, tek punonjësit sanitarë të infektuar nga COVID-19 numri më i lartë është regjistruar tek femrat. Meshkujt përbëjnë vetëm 35,8% të tyre. Ndryshe ndodh në nivel kombëtar ku meshkujt të infektuar me koronavirus janë mbi 58%.
Urdhëri i mjekëve italianë ka apeluar me anë të një letre dërguar të gjithë Guverntorëve të qeverisjes lokale të rajoneve italiane, duke kërkuar përparësi në sigurinë e mjekëve që punojnë në linjën e parë të emergjencës së COVID-19.
Lista e mjekëve të cilët kanë humbur jetën nga Covid-19
Roberto Stella / 11.03.2020
President i urdhërit të mjekëve në Varese
Giuseppe Lanati / 12.03.2020
Pneumolog në Komo
Giuseppe Borghi / 13.03.2020
Mjek familje / Lodi
Raffaele Giura/ 13.03.2020
Pneumolog në Komo
Carlo Zavaritt / 13.03.2020
Pediatër e neuropskiatër fëmijësh në Bergamo
Luigi Frusciante/ 15.03.2020
Mjek familje në Komo
Mario Giovita /16.03.2020
Mjekë familje në Bergamo
Luigi Ablondi / 16.03.2020
Epidemiolog, ish drejtor i spitalit të Crema në Kremona
Franco Galli / 17.03.2020
Mjek në Mantova
Ivano Vezzulli /17.03.2020
Mjek familje dhe sporti në Lodi
Massimo Borghese /18.03.2020
Otorinolaringolog në Napoli
Marcello Natali/ 18.03.2020
Mjek familje, sekretar i Federatës së Mjekëve të Mjekësisë së Përgjithshme në Lodi/
Antonino Buttafuoco / 18.03.2020
Mjek familje në Bergamo
Giuseppe Finzi / 19.03.2020
Ematolog dhe profesor i sëmundjeve të gjakut në Universitetin e Parmës
Francesco Foltrani/ 19.03.2020
Mjek familje në Macerata
Andrea Carli/ 19.03.2020
Mjek familje në Lodi
Bruna Galavotti
Psikiiatre, Dekane e Urdhërit të Grave Mjeke në Bergamo
Piero Lucarelli
Anestezist në Bergamo
Chiara FilipponI në Venezia, e cila ndërroi jetë më 7 mars 2020 , por urdhri i mjekëve italianë saktëson se Doktoresha Filipponi ishte në fazën terminale të një sëmundjeje të pashërueshme.
/Ora News.tv/