Shkon në 19 numri i të vdekurve si pasojë e aeroplanit që u rrëzua në Tanzani
06 nëntor 2022
| 17:30
19 persona kanë vdekur si pasojë e një aeroplani komercial, i drejtuar nga “Precision Air”, i cili është rrëzuar në liqenin “Victoria” në Tanzani.
26 persona nga 43 sa ishin në në bordin e fluturimit u shpëtuan dhe u dërguan në spital.
Një zëdhënës i “Precision Air” tha se avioni u rrëzua në liqenin më të madh të Afrikës pranë aeroportit Bukoba, raporton BBC.
Presidenti i Tanzanisë Samia Suluhu Hassan bëri thirrje për qetësi teksa shpëtimtarët punonin në vendin ku u rrëzua aeroplani.