Shkon në 20 numri i të vdekurve nga vërshimet në Gjermani

15 korrik 2021 | 12:16

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur në Gjermani pasi shirat e rrëmbyer i kthyen rrugët në përrenj të furishëm, duke marrë përpara makinat dhe duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave, raportojnë mediat gjermane.

Policia në qytetin perëndimor të Koblenzit ka njoftuar se katër persona kishin vdekur në qarkun Ahrweiler dhe rreth 50 ishin bllokuar në çatitë e shtëpive të tyre në pritje të shpëtimit.

Autoritetet kanë shpallur një emergjencë në rajon pas ditësh reshje të mëdha shiu.

Pjesë të mëdha të Gjermanisë perëndimore dhe qendrore, si dhe vendet fqinje kanë pësuar dëme të mëdha.

“Ka njerëz të vdekur, ka njerëz të zhdukur dhe shumë të tjerë ende në rrezik”, ka deklaruar kryeministrja rajonale në Rheinland-Pfalz, Malu Dreyer. “Kurrë nuk kemi parë katastrofë si kjo. Është vërtetë shkatërruese”, ka shtuar ajo.

No description available.

Shirat e pamëshirshëm gjatë natës përkeqësuan kushtet e përmbytjes edhe në Belgjikën lindore, ku një person u raportua i mbytur dhe të paktën një tjetër ishte zhdukur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore…