Shkon në 22 numri i të vrarëve nga raketat e lëshuara nga Gaza në Izrael
Në 22 numri i të vrarëve pas sulmit në Izrael, ku Gaza lëshoi disa raketa. Kështu ka bërë të ditur Shërbimi i Shpëtimit të Izraelit, shkruan CNN.
Ndryshe, sipas zyrës së kryeministrit izraelit, kabineti i Sigurisë i Izraelit do të mblidhet sot në selinë e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.
Kabineti pritet që të mblidhet në orën 13:00, shkruan BBC.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar duke thënë se “ne jemi në luftë”.
“Para së gjithash porosita që të pastrohen vendbanimet nga terroristët që kishin depërtuar – ky operacion po kryhet në këto orë. Në të njëjtën kohë, urdhërova një mobilizim të gjerë rezervë dhe një luftë hakmarrëse me një forcë dhe shtrirje që armiku nuk e ka njohur kurrë”.
Pas sulmit nga Gaza, ka reaguar ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.
Ai është shprehur se Izraeli do ta fitojë këtë luftë, shkruan CNN.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Izraelit që të ndjekin udhëzimet e sigurisë. Shteti i Izraelit do ta fitojë këtë luftë”, ka deklaruar ai.