Shkon në 25 numri i viktimave nga tërmeti
27 nëntor 2019
| 09:05
Ekipet e shpëtimit në Shqipëri vazhdojnë të kërkojnë njerëz të bllokuar nën ndërtesat e rrënuara, si pasojë e tërmetit që goditi të martën këtë vend.
Së paku 25 njerëz u konfirmuan të vdekur dhe mbi 650 të lënduar.
Në mesin e viktimave, janë edhe dy qytetarë nga Kosova, vëllezër nga Komuna e Gjilanit.
Epiqendra e tërmetit prej 6.3 shkallësh të Richterit u regjistrua rreth 34 kilometra në veriperëndim të Tiranës.
Shumica e viktimave pësuan në qytetin e Durrësit dhe qytezën Thumanë.
Mijëra njerëz kaluan natën nën qiell të hapur, pasi dridhjet e tokës vazhduan.