Shkon në 29 numri i refugjatëve të vdekur nga përmbysja e dy varkave në Tunizi
Ka shkuar në 29 numri i emigrantëve të vdekur nga Afrika, pasi dy varkat e tyre u përmbytën në brigjet e Tunizisë, teksa përpiqeshin të kalonin Mesdheun për në Itali.
Vdekjet u raportuan herët të dielën,pasi më shumë se 2,000 azilkërkues kishin mbërritur në ishullin italian të Lampedusa brenda 24 orëve.
Romdhane Ben Amor, një zyrtar në Forumin për të Drejtat Sociale dhe Ekonomike (FTDES), tha agjencisë se vdekjet ndodhën kur dy varkat me refugjatë u përmbytën në brigjet Mahdia të Tunizisë, pas një udhëtimi që filloi nga plazhet Sfax.
Rojet bregdetare tuniziane arritën të shpëtonin pesë persona nga anija, raporton Reuters.
Në katër ditët e fundit, të paktën pesë varka që transportonin refugjatë dhe emigrantë janë përmbytur pranë qytetit jugor të Sfaksit, duke lënë 67 të zhdukur dhe nëntë të vdekur.