Shkon në 41 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shqipëri

18 qershor 2020 | 20:43

Një 67-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë pas një rëndimi të papritur, 67-vjeçari nuk arriti të mbijetojë nga disfunksioni kardio-respirator, pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe ventilimit mekanik.

67-vjeçari vuante nga diabeti, fibrilacion atrial, hipertension dhe alzheimer.

Më herët, po në spitalin infektiv ndërroi jetë nga COVID19 një paciente 73-vjeçare nga Shkodra, e cila vuante nga hipertensioni, e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë.

Pavarësisht mjekimit dhe asistencës mjekësore, 73-vjeçarja nuk mundi të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjeve të të ndjerëve që humbën njerëzit e dashur në këtë betejë të vështirë. Nga fillimi i pandemisë, 41 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19 në Shqipëri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Fushë Kosovës deri më tani ka regjistruar 62…