Shkon në 44 numri i viktimave nga rrëzimi i aeroplanit në Nepal

15 janar 2023 | 11:50

Ka shkuar në 44 numri i viktimave nga rrëzimi i një aeroplani në Nepal.

Yeti Airlines tha se në bord ishin 72 persona – 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Sipas një zyrtari të aeroportit, shtetasit e huaj në bord përfshinin një australian, një francez, një argjentinas, katër rusë, pesë indianë, dy koreano-jugorë dhe një person nga Irlanda.

“Ne presim të gjejmë më shumë trupa. Aeroplani është thyer në copa”, tha një zëdhënës i ushtrisë.

Aeroplani u rrëzua mes aeroportit të vjetër dhe atij të ri Pokhara në Nepalin qendror, raporton Guardian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje jo e mirë i ndodhi Hazir Stubllës, natën…