Shkon në 475 numri i të prekurve në Shqipëri

14 prill 2020 | 14:50

Ka shkuar në 475 numri i të prekurve në Shqipëri nga COVID-19.

Numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit është 8, ndërkohë që harta është zgjeruar edhe me Kukësin, ku një person, personel mjekësor ka dalë pozitiv.

“Në 24 orët që lamë pas, ju bëjmë me dije se ka vijuar puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Dje janë testuar 236 persona të dyshuar nga të cilët 45 janë personel shëndetësor, kryesisht në spitalin e Shkodrës. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 6 raste në Tiranë, 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 personel shëndetësor në Kukës. Deri në këto momente janë testuar 4306 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 475 raste”, ka th në Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës…