Shkon në 49 numri i të vdekurve pas përplasjes së aeroplanit në aeroportin e Nepalit
12 mars 2018
| 17:34
Një aeroplan i cili kishte në bord 71 pasagjerë së bashku me ekipin, është përplasur gjatë aterimit në aeroportin Kathamandu në Nepal, duke lënë të vdekur 49 persona.
Ekipet e shpëtimin kanë nxjerrë trupat nga rrënojat e aeroplanit, i cili ishte duke operuar nga linja ajrore “US-Bangla” e Bangladeshit.
Linja ajrore ka fajësuar kontrollin e trafikut ajror, mirëpo autoritet në Nepal kanë deklaruar se aeroplani ka bërë një aterim “jo të zakonshëm”.
Fluturimi “BS211” ka dalë jashtë pistës gjatë aterimit në orët e pasdites ditën e hënë.