Shkon në 54 numri i të vdekurve nga Covid-19 në Kosovë
01 korrik 2020
| 22:56
Tri vdekje të reja janë regjistruar në raportin e ri të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ditën e mërkurë. Me tri rastet e reja, numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë ka shkuar në 54.
Të martën, IKSHPK-ja në raportin ditor kishte bërë të ditur se janë 51 persona që kanë vdekur si pasojë e virusit.
Njëra nga tri viktimat e regjistruara sot është nga Komuna e Gjilanit, ka bërë të ditur kryetari Lutfi Haziri. Në Kosovë aktualisht janë 1.293 raste aktive. Deri tash në vend janë regjistruar 2.991 raste pozitive, me 1.644 prej tyre që janë shëruar.